Izmir Zeqiri kërcënohet përsëri përmes rrjeteve sociale, publikon identitetin e serbit që e ka kërcënuar

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale për herë të katërt nga një individ, i cili ai e cilëson si një kriminel, raporton Ekonomia Online.

Sipas Zeqirit, ky individ është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ka bërë kërcënime serioze me vrasje, duke ofenduar gjithashtu heronjtë dhe figurat historike të popullit shqiptar.

“Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njejti kriminel për herë të katert. Ky qyqar (KUKAVIC) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe mi ofendon Heronjtë dhe figurat historike të Popullit Shqiptar”.

Zeqiri ka theksuar se ky person, i cilësuar nga ai si “frikacak”, nuk ka guxim të përballet me të në realitet dhe ka zgjedhur rrjetet sociale për të realizuar këto kërcënime dhe fyerje.

Kryetari i Komunës ka kërkuar që organet përkatëse të merren me këtë çështje dhe të sigurojnë mbrojtjen e tij dhe të nderit të popullit shqiptar, duke e denoncuar këtë veprim në përputhje me ligjin.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA