Roboti, i bazuar në modelin e avancuar Vision-Language-Action 2.0, u prezantua në një event në Kinë, ku Xpeng demonstroi fuqinë e tij duke i prerë njërën nga këmbët në skenë për të treguar se nuk is
Xpeng ka prezantuar planin e tij ambicioz për të hyrë në tregun global të robotëve, duke paralajmëruar nisjen e prodhimit të modelit të ri Iron në fund të vitit 2026.
Kompania synon të shesë miliona njësi në mbarë botën, duke u pozicionuar si rival i drejtpërdrejtë i Tesla Bot.
Roboti, i bazuar në modelin e avancuar Vision-Language-Action 2.0, u prezantua në një event në Kinë, ku Xpeng demonstroi fuqinë e tij duke i prerë njërën nga këmbët në skenë për të treguar se nuk ishte njeri i maskuar.
CEO-ja He Xiaopeng deklaroi se prodhimi i robotëve do të ketë kosto të ngjashme me prodhimin e automjeteve dhe se potenciali i tregut është edhe më i madh.
Robotët Iron pritet të shfaqen në dyqanet, fabrikat dhe ambientet e zyrave të Xpeng që nga fundi i vitit të ardhshëm.
Sipas analizave të JPMorgan, suksesi i Xpeng në vitet 2026–2027 do të varet nga aftësia për të integruar robotët humanoidë, robotaksitë dhe makinat fluturuese.
Iron mund t’i shtojë kompanisë deri në 24 miliardë dollarë vlerë deri në vitin 2027.







