Iniciativa për Zhvillimin e Kulturës dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë

Organizata kulturore “7Arte” u themelua më 3 maj 2006, me synimin për të mbështetur artistët kosovarë dhe për të promovuar një kulturë të përbashkët evropiane. Me kalimin e viteve, “7Arte” është shndërruar në një qendër alternative kulturore, duke organizuar aktivitete të ndryshme si punëtori audiovizuale, festivale muzikore, shfaqje filmash në ambiente të hapura, art rrugor, netë poetike, panaire artizanale e të tjera.

Lulzim Hoti, drejtori i organizatës kulturore “7Arte”, ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe drejtimin e “Green Fest”, një festival multidisiplinar që synon të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore përmes artit dhe kulturës. Në edicionin e tij të 14të, të mbajtur vitin e kaluar në Parkun e Qytetit të Mitrovicës, festivali u fokusua në temën “Lum Na”, duke adresuar ndotjen e ujërave dhe lumenjve në Kosovë.

“Green Fest” vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ngritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore në Kosovë. Edicioni i 15të do të trajtojë ndikimin e aktiviteteve minerale në mjedis. Ky festival do të shqyrtojë pasojat që minierat mund të kenë në natyrë, ujërat dhe shëndetin e komunitetit, duke rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e ambientit dhe pastrimin e pasojave mjedisore nga ky sektor. Ky festival është një mundësi për artistët, aktivistët dhe qytetarët që të bashkohen dhe të kontribuojnë për një të ardhme më të pastër dhe më të shëndetshme./atvlive.tv

Për më shumë klikoni në videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA