Kalo te përmbajtja
Të fundit

Incidenti me armë brenda Ministrisë së Ekonomisë, zyrtari që kërcënoi shefin në pranga

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Incidenti me armë brenda Ministrisë së Ekonomisë, zyrtari që kërcënoi shefin në pranga

Ministria e Ekonomisë ka dalë me reagim lidhur me sulmin ndaj një zyrtari që ndodhi sot brenda objektit të këtij dikasteri, i cili dyshohet se kërcënoi me armë zjarri një koleg të tij, konkretisht udhëheqësin e departamentit ku punonte.

Sipas ministrisë, ashtu edhe siç u konfirmua, rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, zyrtari i dyshuar është arrestuar.

Reklamë

“Zyrtarët dëshmitarë dhe personat e përfshirë në rast janë intervistuar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre para organeve kompetente.”

Në njoftim thuhet se zyrtari i dyshuar është subjekt i një procedure disiplinore që nga muaji shtator për çështje që lidhen me shkeljen e detyrave dhe përgjegjësive të punës.

“Ministria e Ekonomisë e konsideron këtë sulm tejet serioz dhe të papranueshëm. Kërcënimet me armë zjarri, frikësimi dhe çdo formë e cenimit të shëndetit dhe jetës së njeriut, duhet të trajtohen me prioritet nga organet e drejtësisë.”

Po ashtu është bërë me dije se do të ndërmerren të gjitha veprimet për trajtimin institucional të rastit, por jo edhe detajet e rrethanave.

“Siguria e punonjësve dhe garantimi i një mjedisi të sigurt dhe profesional të punës mbeten prioritet i Ministrisë së Ekonomisë.

Rasti në lidhje me këtë sulm është duke u hetuar nga organet kompetente të drejtësisë. Deri në pranimin e raportit nga ana e organeve kompetente, Ministria nuk do të komentojë më tej rrethanat e incidentit.”

Reklamë