IKD: Kuvendi u injorua nga Qeveria

Kuvendi i Kosovës është injoruar nga Qeveria, kështu thotë raporti “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022” i cili u publikua në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me temë “Kuvendi i privilegjeve”.

Naim Jakaj nga IKD tha se sipas raporti viti 2022 karakterizoi Kuvendin e Kosovës me numër të madh të pikave të rendit të ditës nga seancat e mbetura nga viti 2021.

Seancat e rregullta të Kuvendit sipas këtij raporti janë karakterizua me vazhdime të shumta të seancave që përbëjnë 53% të totalit të seancave të rregullta.

Po ashtu kontrolli parlamentar lidhur me punën e qeverisë dhe mbikëqyrjes se institucioneve te pavarura pothuajse ka qenë inekzistent.

Sa i përket llogaridhënies së qeverisë përballe Kuvendit, IKD ka gjetur se Kuvendi i injorua nga Qeveria derisa Kryesuesi i seancës apo kryetari nuk mori ndonjë masë ndaj qeverisë.

Edhe kjo legjislaturë është karakterizuar nga gjuha jo parlamentare, polarizimi i skajshëm ndërmjet deputetëve dhe grupeve parlamentare.

Transparencë dhe llogaridhënia e Kuvendit mbetet sfidë.

Sipas raportit të IKD-së nw aspektin legjislativ, puna e Kuvendit është përcjell me joefikasitet dhe në secilën seancë plenare projektligjet janë bartur nga një seancë në tjetrën për shkak të mungesës së kuoruimit nga ana e shumicës parlamentare dhe mos pjesëmarrjes së opozitës në procesin e votimit.

Po ashtu Kuvendi nuk e ka votuar asnjë projektligj të sponsorizuar nga ana e grupeve opozitare.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se ky raport identifikon cilat janë mangësi të kuvendit dhe të punës së kuvendit por edhe deputeteve.

Sipas tij këto raporte ndihmojnë dhe pritet të hartojnë plane për të dal më mirë në vitin 2023.

Ai tha se Kuvendi në legjislaturën aktuale me vëllimin e punës as që krahasohet me legjislatura të kaluara, sepse ato të kaluarat kanë pas dukshëm më shumë probleme.

Konjufca tha se me ligjin për detyrime te deputeteve të zgjedhurit e popullit janë të obligua të shfaqen në Kuvendin e Kosovës.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se nuk iu pëlqen kur e marrin një raport me titull ‘dobët’ derisa mendon se në ketë legjislaturë ka një stad të avancimit në krahasim me legjislaturat e tjera.

Sipas saj deputetët e rinj përbëjnë 40% te legjislaturave dhe nevojitet aftësim të vazhdueshëm, ndërsa ngriti si shqetësim edhe mungesën e hapësirave për deputetët.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se pozita e deputetëve e politikanit në këtë vend është pozita me e urryer pasi gjithçka është implikuar në pagën dhe aspektin financiar.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri shprehu paanësinë për gjuhën joparlamentare po ndodh në Kuvend, ndërsa mungesën e deputetëve pa pasur një veprim politik është e papranueshme.

Ndërsa, shtoi se nuk ka arsyetim që mos të ndodh votimi elektronik.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA