Endrit Januzaj, në emisionin “Studio A” në ATV ka ndarë historinë e tij se si pas një ndërhyrje nga mjekët kroat, ka mbetur në karrocë.
Por, pavarësisht sfidave që kaloi, ai nuk u dorëzua kurrë, duke bërë kështu të ballafaqohet me çfarë do, vetëm e vetëm për t’i arritur synimet e tij.
“Nuk jam dorëzua, krejt kom arritë me i bo. E kom familjen e shëndoshë, fëmijët e shëndoshë, krejt I kom por ata që m’u ka dashtë nuk e kom. Bashkëshortja m’ka ndihmu shumë në këto periudhë të jetës m’ka bo me u ndje më i fortë”, tha ai.
Tutje ai tregoi se drejton një fondacion humanitar, ku ndihmon shumë familje me nevojë, si dhe është aktivist i personave me aftësi të kufizuar.
“Kam hapur një fondacion për t’i ndihmuar personat me aftësi të kufizuar dhe ato familje që kanë nevojë, janë diku rreth 5 mijë familje që i kam ndihmu me pako ushqimore gjatë pandemisë, karroca kam dhuruar shumë, motorë elektrikë janë diku rreth 500-600, të gjitha në mënyrë vullnetare”, shtoi tutje./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: