Të merkuren do luhen tre ndeshjet e mbetura në kuadër të Albi Mall Supelrigës së Kosovës, ku një prej tyre është super derbi rajonal në mes të KF Llapit dhe Fc Prishtinës.
Klubi i Futbollit Llapi ka njoftuar një vendim të rëndësishëm për tifozët para këtij derbi, i cili zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Sipas vendimit të kryesisë së klubit, hyrja për këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët. Nesër nuk do të ketë shitje të biletave, ndërsa do të kryhen kontrolle të rrepta në të gjitha hyrjet e stadiumit për të garantuar sigurinë.
Dyert e stadiumit do të hapen në ora 11:30, ndërsa klubi fton të gjithë tifozët të vijnë më herët për të shmangur tollovitë dhe për të krijuar një atmosferë sportive.
“Nesër nuk do të ketë shitje të biletave, por do të ketë kontrolle në të gjitha hyrjet e stadiumit.
Dyert e stadiumit do të hapen në ora 11:30 dhe ftojmë të gjithë tifozët që të vijnë më herët në stadium për të shmangur tollovitë, të respektojnë rregullat dhe të krijojmë një atmosferë sportive siç na ka hije, duke mbështetur fuqishëm djelmoshat tanë drejt fitores!
FORCA LLAPI”-shkruhej në njoftimin e KF Llapit në rrjetin social Facebook.







