Haxhiu: Vetëvendosje e qartë për konstituimin e Kuvendit, opozita me qëndrime të paqarta

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, duke theksuar se i takon kësaj partie të propozojë kryetarin e Kuvendit, raporton EO.

Ajo kritikoi opozitën për mungesë qëndrimi të qartë dhe sipas saj, opozita nuk e është e qartë se çka do.

“Nuk po propozohet kandidati për kryetar të kuvendit por komisioni për votim të fshehtë. Për Lëvizjen Vetëvendosje është e qartë se çka do, do që të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdojmë me hapa të tjerë për formimin e qeverisë, pastaj janë 15 ditë që të votohet qeveria. Nuk është e qartë se çka do opozita, kanë qëndrime të ndryshme është e qartë që kanë preferenca ne bazohemi në të drejtat kushtetuese. I takon VV-së për propozimin e kryetarit të kuvendit.

“Qytetarët presin nga ne ta konstituojmë Kuvendin dhe ta formojmë qeverinë. Nuk jemi këtu për të pëlqyer njëri-tjetrin, por për të vepruar sipas Kushtetutës”, u shpreh Haxhiu.

“Nëse vazhdojmë me preferenca siç do opozita, atëherë do të kemi kryetar që i pëlqen opozitës, dhe nënkryetarë që i pëlqejnë pozitës. Nuk jemi për t’i pëlqyer njëri-tjetrit. Jemi parti politike dhe duhet të sillemi sipas rregullave kushtetuese. Situata është e qartë. Qëndrimi i Vetëvendosjes dihet. Ka tashmë plan për të penguar konstituimin e Kuvendit, por mendoj se është vendim i gabuar. Qytetarët presin nga ne ta konstituojmë Kuvendin e ta formojmë qeverinë”, ka thënë Haxhiu.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA