Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një deklarim para gazetarëve pas konsultimeve me drejtuesit e partive politike, tha se partitë opozitare po tentojnë ta bllokojnë procesin e konstituimit të Kuvendit, raportopn ATV.
Sipas saj, edhe pas ftesës për konsultim nga kryesuesi Avni Dehari, nuk u tregua vullnet për zhbllokim nga opozita, ndërsa LDK madje e kontestoi të drejtën për ftesë konsultative.
“Ne e kemi përshëndetur ftesën e kryesuesit të seancës. Ne ishim të pranishëm në këtë takim. AK-ja tha që duhet të vazhdojmë aty ku kemi mbetur, por ne nuk mund të vazhdojmë me betimin e deputetëve, meqë kemi vendim të Kuvendit që nuk i ka verifiku mandatet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se kërkesa e PDK-së për dorëheqjen e ministrave është e pavend, pasi dorëheqjet janë dorëzuar me shkrim para seancës së 15 prillit.
“Partia Demokratike e Kosovës tha: dorëzoni dorëheqjen. Por këtë e kemi bërë. E kemi bërë me shkrim, e kemi bërë secili nga ne, para se seanca konstituive të fillojë, dhe për të njëjtën gjë e kemi njoftuar edhe KQZ-në para certifikimit të rezultateve”, deklaroi Haxhiu. /atvlive.tv
Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë: