Haxhiu: Dorëheqjet janë dorëzuar formalisht, opozita po kërkon diçka që veç e kemi bërë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, para gazetarëve në hollin e Kuvendit të Kosovës, deklaroi se të gjithë ministrat dhe kryeministri Kurti kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre përpara seancës konstituive, ashtu siç kërkohet me ligj dhe Kushtetutë.

Ajo tha se nuk e ka për detyrë të dorëzojë dorëheqje tek ndonjë deputet, por tek eprori institucional.

“Unë nuk e kam obligim që dorëheqjen me ia dërgu një deputeti. Unë e kam obligim dorëheqjen me ia dorëzu kryeministrit të Republikës së Kosovës, eprorit tim. Këtë e kemi bërë. Secili nga ne ia ka dorëzuar dorëheqjen, edhe kryeministri Kurti e ka dhënë dorëheqjen. Po ashtu, kemi njoftuar Kuvendin dhe kryetarin Konjufca”, deklaroi Haxhiu.

Sipas saj, edhe pse raporti për verifikimin e mandateve ishte përgatitur, ai nuk kaloi në seancë për shkak të mungesës së votave nga opozita, duke mbajtur peng nisjen e legjislaturës së re.

“Raporti nuk ka kaluar, mandatet nuk janë verifikuar. Pritëm të riformohet Komisioni për Verifikim, por opozita s’e pranoi. Ata insistojnë për dorëheqje, që ne e kemi bërë – edhe formalisht, ashtu siç kërkohet”, shtoi Haxhiu.

Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA