Kalo te përmbajtja
Të fundit

Haradinaj thirrje bashkësisë ndërkombëtare për hapjen e urës së Ibrit: Përgjigja më e mirë për Vulinin dhe të gjithëve me mendësi të tillë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Haradinaj thirrje bashkësisë ndërkombëtare për hapjen e urës së Ibrit: Përgjigja më e mirë për Vulinin dhe të gjithëve me mendësi të tillë

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesve të Serbisë në të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”.

Haradinaj u shpreh se “Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit”.

Reklamë

Postimi i tij i plotë:

Brenda një jave Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit.

Reklamë

Haradinaj thirrje bashkësisë ndërkombëtare për hapjen e urës së Ibrit: Përgjigja më e mirë për Vulinin dhe të gjithëve me mendësi të tillë | ATV