spot_imgspot_img
spot_img

Haradinaj prezanton kandidatin për deputet Kreshnik Smajlaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot kandidaturën për deputet të Kreshnik Smajlajt, një prej figurave më dinamike dhe më të suksesshme të gjeneratës së re në Prishtinë.

Haradinaj vlerësoi se Kreshniku është personifikim i angazhimit të pandalshëm për të rinjtë e vendit. Në një kohë kur shumë prej tyre detyrohen të kërkojnë të ardhme jashtë Kosovës, Smajlaj ka zgjedhur rrugën e vështirë, por fisnike: të investojë, të punojë dhe të krijojë mundësi këtu, në qytetin e tij.

Sipas Haradinajt, Kreshniku nuk është vetëm sipërmarrës i suksesshëm, por shembull i frymës së re të prodhuesve vendorë, që me punë dhe përkushtim rrisin kapacitetet dhe i japin besim ekonomisë së vendit.

“Ai dallohet për vendosmërinë dhe seriozitetin e punës. Prishtina dhe Kosova kanë nevojë për njerëz që sjellin energji, ide të reja dhe shpresë – dhe Kreshniku i ka të gjitha këto,” u shpreh Haradinaj.

Kreshnik Smajlaj ishte asambleisti më i votuar nga lista e AAK-së në zgjedhjet e fundit lokale në Prishtinë, duke dëshmuar besimin e qytetarëve në punën e tij. Kandidatura e tij për deputet, sipas Haradinajt, është hap i natyrshëm pas angazhimit të tij ndër vite për komunitetin dhe të rinjtë.

“Jam krenar ta prezantoj kandidaturën e Kreshës për deputet. Ai është njeri me vizion të qartë për një Prishtinë dhe Kosovë të zhvilluar. Paç suksese, Kreshnik, dhe na priftë e mbara bashkë,” deklaroi Haradinaj.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA