1.9 C
Pristina
Sunday, December 21, 2025

Haradinaj premton rritje të subvencioneve dhe mbështetje për fermerët

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Republikën e Kosovës ka hyrë në ditën e pestë, me aktivitete intensive të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili sot ka zhvilluar tubime elektorale në Istog dhe Pejë.

Gjatë tubimit në Istog, Haradinaj theksoi lidhjen e ngushtë mes Aleancës dhe qytetarëve të kësaj komune, duke deklaruar se “Aleanca është krah Istogut dhe Istogu është krah Aleancës”. Ai e cilësoi tubimin si një bashkim të qytetarëve që refuzojnë të mbeten spektatorë të së ardhmes së tyre. Në këtë takim u prezantuan kandidatët për deputetë të AAK-së, si dhe plani katërvjeçar i partisë, i cili, sipas Haradinajt, përfaqëson vizionin dhe angazhimin real për zhvillimin e vendit.

Pas Istogut, Haradinaj vazhdoi aktivitetet në Pejë, ku u prit nga mbështetës të shumtë. Duke e quajtur Pejën qytet historik dhe gjithmonë në anën e vendimeve të mëdha, ai tha se këto zgjedhje paraqesin një moment kthese për të ardhmen e Kosovës. Në tubim u prezantua vizioni i Aleancës për katër vitet e ardhshme, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik, ndërtimin e aleancave të forta, si dhe rolin e kulturës si shtyllë e identitetit dhe progresit shoqëror.

Gjatë ditës, kryetari i AAK-së ka ndarë edhe një video-mesazh kushtuar fermerëve, ku ka prezantuar prioritetet e programit të Aleancës për bujqësinë. Ai premtoi rritje të subvencioneve dhe mbështetje direkte për fermerët, fuqizim të agrobiznesit dhe prodhimit vendor, investime në infrastrukturën bujqësore, teknologji moderne dhe mekanizim bashkëkohor.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA