Haradinaj: Dita Ndërkombëtare e Punës e gjen Kosovën në pozitën më të rëndë në 24 vjetët e fundit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve e gjen Kosovën në pozitën më të rëndë në 24 vjetët e fundit.

“Dita Ndërkombëtare e Punës kësaj here Kosovën e gjen në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit. Secilën ditë që kalon, vendi ynë është edhe më keq, punëtorët tanë më të diskriminuar, e qeveria edhe më e fjetur”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas Haradinajt, kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar janë të fokusuar më shumë në grumbullimin e parave në thesarin e shtetit sesa në investime kapitale, aty ku, siç thotë ai, hapen vende të reja pune, rriten rrogat dhe zhvillohet shteti.

“Fuqia punëtore po ikë çdo ditë, vendi ynë po mbetet pa mjekë, pa inxhinierë, ekonomistë e pa mësimdhënës. Kosova rrezikon me mbetë edhe pa pjesëtarë të sigurisë sepse rinia po ikë”, ka shtuar ai.

Ai tha se fton qeverinë që t’i ngritë pagat në sektorin publik, të gjejë modalitete për rritjen e pagave në sektorin privat, aty ku, sipas tij, është goditja më e madhe nga inflacioni, si dhe të zhbllokojë buxhetin e shtetit.

“Ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar”, ka përfunduar ai.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA