Kalo te përmbajtja
Të fundit

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur  sot në një takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë këtij mandati.

“Franca ka qenë përherë shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve tanë. I shpreh mirënjohje të veçantë Ambasadorin Guerot për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe të Francës”, u shpreh kryetari Hamza.

Kryetari Hamza i uroi suksese Ambasadorit Guerot në angazhimet e tij të ardhshme, duke vlerësuar lartë kontributin e tij.

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës | ATV