Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Vetëvendosja ka fituar të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit, por nuk i ka votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë.
Sipas tij, edhe nëse Vetëvendosja i merr të gjitha votat e minoriteteve jo-serbe, nuk arrin ta kalojë pragun prej 61 deputetësh për krijimin e Qeverisë.
“Është e qartë që Vetëvendosja ka fituar mandat me bo një kryetar Kuvendi, por jo edhe një kryeministër, sepse nuk i ka votat. I ka katërdhjetë e tetë vota dhe nëse i merr të gjitha minoritetet jo-serbe, nuk i mjaftojnë, i duhet një koalicion”. tha Hamidi.
Ai shtoi se as opozita nuk duket e përgatitur për marrëveshje, pasi ende nuk është zgjidhur çështja e zgjedhjes së Presidentit, e cila kërkon 80 vota.
“Në anën tjetër, as opozita si duket, as këta s’qenë shumë të gatshëm për shkak se nuk e kanë zgjidhur çështjen e Presidentit. I cili na vjen pas një viti dhe na duhen tetëdhjetë vota në Kuvend të Kosovës”, u shpreh Lavdim Hamidi.
Deklaratën e plotë të Lavdim Hamidit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: