Gjendja e shëndetit oral tek fëmijët po vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë në vendin tonë.
Për të folur për këtë temë, në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, ishte i ftuar dentisti i fëmijëve, Xheladin Ujkani.
Ai në këtë emision tha se për shëndetin jo të mirë oral të fëmijëve, fajtorët më të shpeshtë janë prindërit, por edhe vetë dentistët.
“Në shumicën e familjeve diskutohet ku shpesh thonë “hajt se dhëmbët e qumështit ndërrohen”. Këtë e kanë dëgjuar edhe tek dentistët që punojnë me të rritur. Një dentist që nuk punon me fëmijë, kur një familje ka pacientët klientë të rregullt që janë të rritur dhe kanë fëmijë në familje, duhet me iu tregu se vizita duhet të bëhet te dentisti, e jo me iu thanë edhe dentisti i të rriturve “janë dhëmbë të qumështit, ndërrohen, nuk kemi çka të bëjmë”. Kemi çka të bëjmë se duhet të kujdesemi për ata dhëmbë”, tha Ujkani.
Ai përmendi se mos kujdesi i shëndetit oral të fëmijëve “rekomandohet” qysh në momentin e lindjes, kur prindërve iu jepet një udhëzues ku askund nuk përmendet se duhet të bëhet vizita edhe te dentisti.
“Në librin që u jepet foshnjave pas lindjes, menjëherë pas lindjes marrin prindërit një fletore. Nuk shkruan në asnjë vend që duhet me u ba vizita edhe te dentisti, edhe aty duam të bëjmë një hapësirë të veçantë se duhet me u ba vizita te dentisti. Ne si prindër, jemi në gjendje për pesë vite me i dërgu 100 e 200 herë fëmijët te pediatri, por asnjëherë te dentisti. Kjo nuk duhet të ndodhë”, tha Ujkani. /atvlive.tv
Biseden e plotë me dentistin në studio mund ta dëgjoni në videon e më poshtme: