Kalo te përmbajtja
Të fundit

Grupi punues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Bajraktari: Hapi i parë duhet të jetë koordinimi me ekipet mbrojtëse

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Grupi punues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Bajraktari: Hapi i parë duhet të jetë koordinimi me ekipet mbrojtëse

Avokati Ardian Bajraktari e ka vlerësuar si lajm të mirë, ndonëse të vonuar, formimin e grupit punues nga Qeveria, me përfshirjen e institucioneve të tjera dhe të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas vendimit të 16 shtatorit.

Bajraktari në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se rëndësia e këtij procesi dhe e vendimit është jashtëzakonisht e madhe për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit, duke e vlerësuar qasjen gjithëpërfshirëse të institucioneve si pozitive, pavarësisht se, sipas tij, ajo po ndërmerret në momentet e fundit.

Reklamë

“Natyrisht, formimi i grupit punues nga ana e qeverisë me përfshirjen e edhe të institucioneve të tjera, përfshirë edhe subjektet politike të përfaqësuara në kuvend, është një lajmi i mirë, ndonëse i vonuar. Megjithatë, më në fund institucionet e vendit e kanë kuptuar që pesha dhe rëndësia e këtij procesi, e këtij verdikti është jashtëzakonisht e madhe si për të kaluarën, si për të tashmën, por edhe për të ardhmen e vendit. Prandaj një qasje e tillë gjithëpërfshirëse vlerësoj se është, ndonëse në momentet e fundit, është jashtëzakonisht pozitive”, ka deklaruar Bajraktari.

Ai ka vlerësuar se angazhimi institucional duhet të përqendrohet në dy drejtime kryesore: mbështetjen e ekipeve mbrojtëse dhe hartimin e një strategjie lobuese në rrafshin diplomatik.

Sipas tij, përveç ofrimit të mbështetjes për gjithçka që kërkojnë ekipet mbrojtëse, rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet edhe diplomacisë.

“Natyrisht, është i mirëseardhur një vendim i tillë dhe vlerësoj që duhet të angazhohet në dy fusha. Krahas mbështetjes, fare do, çfarëdo që e kërkon, e kërkojnë ekipet mbrojtëse, natyrisht që edhe hartimi i një strategjie lobuese në drejtim edhe të aspektit diplomatik do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse kjo gjykatë, gjatë gjithë punës së saj, e ka dëshmuar që është gjykatë e natyrës politike. Prandaj, natyrisht që edhe qasja në këtë drejtim vlerësoj se është e nevojshme dhe e domosdoshme”, ka thënë ai.

Bajraktari ka theksuar se hapi i parë dhe urgjent duhet të jetë koordinimi me ekipet mbrojtëse, në mënyrë që institucionet të veprojnë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tyre.

Ai ka përmendur mundësinë e shtimit të kapaciteteve dhe mjeteve financiare, si dhe sigurimin e dokumenteve të nevojshme nga institucionet e vendit dhe vendet mike.

“Natyrisht, hapi i parë dhe që kërkon nevojë urgjente për këtë çështje është koordinimi me ekipet mbrojtëse për të qenë në funksion të kërkesave të tyre, qoftë për shtimin e kapaciteteve përkatësisht mjeteve financiare, ose edhe për të ofruar çfarëdo dokumenti që vlerësohet i nevojshëm, qoftë nga ana e institucioneve të vendit, por edhe nga vendet mike, sepse edhe në këtë fazë të procedurës, referuar dispozitave të rregullores së procedurës dhe të provave, parashikohet mundësia që palët, në rastin konkret mbrojtja, të ofrojë prova përmes të cilave, natyrisht që kundërargumenton konstatimet e aktgjykimit të shkallës së parë”, ka deklaruar Bajraktari.

Ai ka vënë në pah se, në këtë fazë të procedurës, mbrojtja ka mundësi të paraqesë prova që kundërshtojnë konstatimet e aktgjykimit të shkallës së parë, duke e konsideruar koordinimin institucional dhe mbështetjen konkrete për ekipet mbrojtëse si hapa të domosdoshëm pas vendimit të 16 shtatorit.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’