“Gratë Ambasadore” – Mbahet tryezë diskutimi për Ditën Ndërkombëtare të Grave

Kolegjin AAB është mbajtur tryezë diskutimi me titullin “Gratë ambasadore”, në të cilën morën pjesë gratë diplomate me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave. Kjo tryezë u moderua nga prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji, ndërsa në fjalën hyrëse rektori Blerim Olluri tha se institucioni avokon fuqishëm për barazinë gjinore dhe lidershipin e grave. Ai tutje shtoi se prezenca e ambasadoreve në tryezën e diskutimeve shërben si frymëzim dhe tregon rolin vendimtar që kanë gratë në formësimin e politikave.

“Kolegji AAB qëndron si avokues i fuqishëm për barazi gjinore dhe lidership të grave. Ne krenohemi për nxitjen e një mjedisi akademik dhe profesional ku gratë janë jo vetëm prezente por edhe mbajnë poste drejtuese. Me këtë rast, le të rikonfirmojmë përkushtimin tonë për të thyer barrierat, për të nxitur mundësi të barabarta dhe për të njohur kontributin e jashtëzakonshëm të grave në të gjitha fushat”, tha rektori Olluri ndër të tjera.

Pjesëmarrëse në tryezë ishin: Sh.S Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić; Sh.S Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë Minca Benedejčič; Sh.S Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë Shpresa Jusufi; Konzullja e përgjithshme e Kosovës në New York Arta Rama, Sh.S Ambasadorja e Kosovës në Holandë Vjosa Dobruna, Sh.S Ambasadorja e Kosovës në Itali Lendita Haxhitasim, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën Elvana Shala dhe Kavya Rajan nga OSBE.

Theksi i diskutimeve ishte në sfidat, përpjekjet dhe arritjet e shumta që kanë shënuar gratë në diplomaci. Ambasadoret e ftuara ndanë histori, përvoja dhe reflektime të ndryshme për të gjithë të pranishmit, të cilat ndërlidheshin me punën e tyre të deritanishme dhe kontributin e dhënë si diplomate në shtete të ndryshme të botës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA