Kanë mbetur më pak se dy muaj kur pritet të nisë edicioni i 22-të i festivalit të filmit dokumentar “DukuFest”. Vitin e kaluar janë ndarë grante për film bërësit e rinj, kur një prej tyre është edhe regjisorja Flutura Bajra, e cila tashmë ka nisur edhe realizimin e një filmi për këtë festival.
Ajo, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisonin ALARM në ATV, tregoi për grantin që e ka fitu nga “DokuFest” për realizimin e një filmi dokumentar, grant ky që sipas saj, po u jep mundësinë artistëve të rinj që pasionin që e kanë për artin ta shprehin pa qenë domosdoshmërisht profesion i tyre.
Flutura tregoi se filmi i saj dokumentar që për temë ka migrimin modern, është në përfundim e sipër dhe pret që premierën ta japë në festivalin e sivjetmë të filmit dokumentar “DokuFest”.
“Nuk është dokumentar tipik me intervista ose diçka të tillë, është më shumë dokumentar eseistik ose poetik ku trajtohet çështja e migrimit modern, nevoja e të rinjve tanë për me dalë prej shtetit që të mundin t’i arrijnë ëndrrat e tyre dhe me i realizu ambiciet e tyre në një vend ku ndoshta ua ofron kushtet pak më optimale për ato që kanë synu me i arritë gjatë gjithë jetës”, tha ajo. /atvlive.tv
Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: