Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur një aktgjykim lidhur me kërkesat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se disa nene të Ligjit nr.08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave janë në kundërshtim me Kushtetutën.
Në veçanti, Gjykata konstatoi se dispozitat që lidhen me zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve të Komisionit, kompetencat e tij, si dhe sanksionet për shkelje, nuk janë të përputhshme me parimet kushtetuese të pavarësisë, barazisë dhe lirisë së medieve.
Në përfundim, Gjykata shpalli shfuqizimin e Ligjit të kontestuar, ndërsa refuzoi kërkesën për masa të përkohshme. Kërkesat e parashtruesve ishin mbështetur nga Avokati i Popullit dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ndërsa Qeveria kundërshtoi vlerësimin.