Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj kundërshtimeve të AAK-së për ndryshimin e metodës së votimit për kryetarin e Kuvendit, duke i ftuar që nëse kanë prova për shkelje, ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo ka theksuar se AAK-ja apo kushdo që mendon se ka shkelje të Kushtetutës duhet të nxitojnë sepse siç tha ajo mbajtja pezull e këtij procesi është veçse bllokadë politike dhe propagandë.
“E ftoj AAK-në nëse kanë argumente të mjaftueshme, që të çojnë në Gjykatë Kushtetuese. Ai që mendon se ka shkelje, duhet ta dorëzojë në Kushtetuese sepse vetëm kështu vërtetohet a ka shkelje apo jo. Ne mendojmë se kjo është propagandë për të arsyetuar bllokadën, por nëse AAK apo kushdoqoftë që mendon se ka shkelje të Kushtetutës duhet të nxitojnë dhe jo ta mbajnë pezull këtë proces”, ka deklaruar Gërvalla.
Kujtojmë se edhe sot ka dështuar konstituimi i Kuvendit për 13-të herë.
Kadrijaj: Do t’i drejtohemi Kushtetueses, po i mbledhim nënshkrimet