Gazetari i ATV-së jep detajet e fundit nga salla e Kuvendit pas takimit konsultativ

Gazetari i ATV-së, Arian Hajdaraj, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Studio e Hapur në ATV, nga salla e Kuvendit të Kosovës, tregoi detajet e fundit për atmosferën që pasoi takimin konsultativ të thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, për të diskutuar mbi rrjedhën e mëtejme të seancës konstituive.

Ai tha se pjesëmarrja e deputetëve në sallë mbetet e pjesshme, me shumë ulëse që vijojnë të jenë bosh edhe pas kthimit të disa prej përfaqësuesve që morën pjesë në takim.

“Në sallën e Kuvendit vazhdon të ketë mungesë të deputetëve, të cilët fillimisht ishin 118 në fillim të seancës. Tash për tash, ulëset janë gjysmë të mbushura, veçanërisht në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Deputetët ende po qëndrojnë në biseda jashtë sallës, përfshirë edhe Armend Zemajn, i cili po bashkëbisedon me kolegët nga PDK-ja”, raportoi Hajdaraj.

Ai shtoi se masat për ruajtjen e privatësisë së komunikimeve janë shtuar, me deputetë që tashmë kanë mbuluar ekranet e telefonëve me xhama mbrojtës për të shmangur publikimin e përmbajtjeve.

“Disa prej deputetëve janë kthyer në sallë, si Përparim Gruda, Hykmete Bajrami dhe Time Kadrijaj. Ndërkohë, mungon Albulena Haxhiu dhe vetë kryesuesi Dehari, megjithatë sapo e pamë që ai sapo hyri në sallë, dhe mbetet të shihet nëse seanca do të rifillojë brenda pak minutave”, përfundoi Hajdaraj.

Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA