Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,, Labinot Bislimi, i shoqëruar nga Ramush Haradinaj, premtoi transformimin e qytetit përmes funksionalizimit të liqeneve për ujë të pijshëm, reformave në arsim, investimeve në infrastrukturë dhe menaxhimit të mbeturinave përmes riciklimit.
Në Prishtinë, kandidati Bekë Berisha u zotua për ndërtimin e pesë fabrikave, krijimin e një zone industriale në Kodrën e Trimave, modernizimin e tregjeve dhe rivitalizimin e Pallatit të Rinisë.
Në ditën e 15-të të fushatës, kryetari aktual, Bashkim Ramosaj, kandidat për një mandat të ri në Deçan, ka pranuar titullin “Mirënjohja e Tropojës” nga Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi. Ramosaj këtë çmim një nder të veçantë dhe një përgjegjësi për të forcuar më tej lidhjet vëllazërore ndërmjet dy komunave.
Ali Krasniqi, kandidat për kryetar të Obiliqit, theksoi nevojën për përmirësim të cilësisë së ujit dhe shërbime më të mira shëndetësore, duke thënë se shëndeti duhet të jetë e drejtë dhe jo luks.
Smajl Latifi në Rahovec, që kërkon një mandat të ri, po zhvillon takime të drejtpërdrejta me qytetarët, duke premtuar vazhdim të projekteve për bujqësinë dhe përmirësimin e jetës në komunitet.
Në Pejë, kandidati Ali Berisha premtoi investime në ujësjellës, kanalizim dhe ofrim të barabartë të shërbimeve për të gjitha familjet, me qytetarin në qendër të qeverisjes lokale.