Kalo te përmbajtja
Të fundit

Fushata e kandidatëve të Nisma Socialdemokrate në ditën e 14-të

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Përditësuar

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Fushata e kandidatëve të Nisma Socialdemokrate në ditën e 14-të

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Xhevahire Izmaku, kandidate për kryetare të Komunës së Vushtrrisë nga Nisma SocialDemokrate, vizitoi familjen e Nazmi Januzit, ku prezantoi kandidaten për Asamblenë Komunale, Vjollca Januzi.

“Vjollca është e gatshme të jetë zëri i qytetarëve të Vushtrrisë,” tha Izmaku gjatë takimit me banorët.

Në Prizren, kandidatja për kryetare të Komunës, Albulena Balaj-Halimaj, prezantoi një nga pikat kryesore të programit të saj: Angazhimin e mësimdhënësve nga diaspora gjatë pushimeve verore dhe dimërore.

Kurse, Kryetari aktual i Malishevës dhe kandidat për një mandat të ri, Ekrem Kastrati gjatë një tubimi në fshatin Marali, një nga bastionet e Nismës SocialDemokrate, Kastrati falenderoi përkrahjen e banorëve dhe theksoi se fitorja në zgjedhjet e 12 tetorit do të jetë e madhe. Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 186 për të siguruar vazhdimësinë dhe zhvillimin e komunës.
Kastrati, po ashtu gjatë ditës mori pjesë në shënimin e 27-vjetorit të Masakrës së Gullubovcit. Ai theksoi se sakrifica e tyre është themeli i lirisë që gëzojnë sot qytetarët.

Fushata e kandidatëve të Nisma Socialdemokrate në ditën e 14-të | ATV