Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se mandati ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është njohur nga vendet kryesore të NATO-s, pavarësisht qëndrimit zyrtar të Aleancës Veri-Atlantike.
Ai tha se FSK-ja ka marrë mandat të plotë ushtarak që nga dhjetori i vitit 2018, por NATO si organizatë ende nuk e ka njohur këtë ndryshim.
“Forca e Sigurisë së Kosovës dihet që ka marrë mandat të plotë ushtarak në dhjetor të vitit 2018 dhe prej atëherë funksionojmë me një mandat të shtuar në aspektin e kapaciteteve ushtarake. Fatkeqësisht, ky mandat ende nuk është njohur nga NATO si organizatë, por jemi me fat që ai njihet nga vendet kryesore të NATO-s, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Turqinë dhe shumë vende të tjera”, tha Maqedonci.
Ai shtoi se Kosova është duke zhvilluar kapacitetet e saj ushtarake në përputhje me mandatin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Deklaratën e plotë të Ejup Maqedoncit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: