Frymëzohuni nga këto pamje të yjeve të Hollywood-it për veshje gjatë shtatëzanisë

Shtatzënia është një periudhë e veçantë në jetën e çdo gruaje, jo vetëm për emocionet dhe ndryshimet që sjell, por edhe për sfidat në stil. Ndërsa shpesh është e vështirë të gjendet veshje e përshtatshme që ofron rehati dhe elegancë, disa yje të Hollyëood-it kanë arritur me sukses të shkëlqejnë në këtë aspekt.

Anne Hathaway:

Veshja e saj elegante që përbëhet nga një bluzë e bardhë me një prerje asimetrike, e cila mbulon pjesën e sipërme të trupit me një stil të rrjedhshëm dhe elegant dhe pjesa prapa e bluzës është më e gjatë. Në pjesën e poshtme ka një palë pantallona të bardha, që e kompletojnë veshjen me një stil të pastër dhe të thjeshtë. Veshja e tërë është e përshtatshme për shtatzëni, duke ofruar komoditet dhe stil në të njëjtën kohë.

Khloe Kardashian:

Veshja e saj është një pallto e gjatë bezhë mbi një fustan të ngushtë po ashtu bezhë. Ajo e ka kombinuar veshjen me çizme me takë të lartë dhe lidhëse.

Angelina Jolie:

Me një fustan të gjatë, në ngjyrë jeshile të çelët, fustani ka një prerje me dekolte të hapur, duke i dhënë një pamje elegante dhe të rehatshme gjatë shtatzënisë.

Emily Ratajkoëski:

Një bluzë të thjeshtë të zezë dhe pantallona të zeza, duke shtuar vathë me rrathë, një pallto dhe cizme nga lëkura e gjarprit, me një ngjyrë kafe të errët.

Ashley Graham:

Një fustan I bardhë me pika, frymëzuar nga vitet 1950.Modelja stiloi pamjen me jakë më të lartë dhe me një palë taka të zeza me liidhëse.

Rihanna, Hailey Bieber, dhe Miranda Kerr janë vetëm disa prej yjeve nga të cilat mund të frymëzoheni për stilin e veshjes gjatë shtatzënisë./ NO FILT

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA