Kalo te përmbajtja
Të fundit

Frutex përfaqëson 67% të vlerës së eksportit në kategorinë e pijeve

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Përditësuar

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Frutex përfaqëson 67% të vlerës së eksportit në kategorinë e pijeve

Kompania Frutex vazhdon të dominojë sektorin e pijeve, duke përfaqësuar 67% të vlerës totale të eksportit në këtë kategori.

Sipas publikimeve të fundit të Institutit GAP dhe Doganës së Kosovës, vlera e përgjithshme e eksportit të pijeve arrin në 54 milionë euro, nga të cilat pjesa dërrmuese realizohet nga Frutex.

Reklamë

Gjatë vitit 2025, kompania ka shënuar rritje prej 15% në eksport, ndërsa produktet e saj tashmë eksportohen në më shumë se 30 vende të botës. Ky zhvillim e forcon më tej pozitën e kompanisë Frutex si njëra nga kompanitë shqiptare më të suksesshme.

Vendet kryesore të eksportit për kompaninë mbeten Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Zvicra, Gjermania, Suedia, Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia dhe Belgjika.

Reklamë

Frutex përfaqëson 67% të vlerës së eksportit në kategorinë e pijeve | ATV