Saktësisht një vit pas debutimit të tij me Kosovën, trajneri gjerman Franco Foda ka arritur një nga sukseset më të mëdha me “Dardanët” – kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, shruan atvlive.tv.
Foda mori drejtimin më 22 mars 2023, duke debutuar me fitore minimale ndaj Armenisë, dhe një vit më vonë e festoi përvjetorin me një tjetër triumf – fitoren 3:1 ndaj Islandës që vulosi suksesin me rezultat të përgjithshëm 5:2 në play-off.
Në 11 ndeshje të zhvilluara deri tani (zyrtare dhe miqësore), Kosova me Fodën ka arritur 7 fitore – 6 prej tyre në ndeshje zyrtare – dhe ka pësuar 4 humbje, përfshirë një me vendim zyrtar ndaj Rumanisë.
Këto dy fitore ndaj Islandës shënojnë ngjitjen më të madhe të Kosovës në Ligën e Kombeve dhe konfirmojnë se nën drejtimin e Fodës, kombëtarja po ecën drejt një kapitulli të ri premtues. /atvlive.tv