Skuadrat kosovare nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e Dytë zbresin sot në fushë për të zhvilluar duelet e raundit 1/16 të Kupës së Kosovës.
Në program për ditën e sotme janë paraparë 10 ndeshje, ndërsa nesër (e enjte) do të luhen edhe gjashtë sfida të tjera.
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Prishtina, do të përballet me skuadrën modeste Top Futbolli, ndërkohë që Ballkani synon hakmarrje ndaj Rilindjës.
Dukagjini, para tifozëve të vet, pret Ramiz Sadikun, ndërsa Drita në Gjilan sfidon Besën e Pejës.
Në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica përballet me Prizrenin, kurse Prishtina e Re luan ndaj Lepencit.
Katër ndeshjet e tjera të sotme janë: Gjilani – Istogu, Llapi – Vjosa, Trepça – Malisheva dhe Ferizaj – Tefik Çanga.
Të gjitha takimet e ditës së sotme në Kupën e Kosovës nisin nga ora 12:30. /ATVLIVE.TV







