​Ferizaj, sekuestrohen armë dhe fishekë nga një person i dyshuar

Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se më 22 tetor rreth orës 20:00 gjatë një hetimi në proces ka pranuar një informacion se në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt një person posedon armë të zjarrit.

Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe tek personi: H.R i moshës 57 vjeçar janë gjetur 3 armë të zjarrit, 1 pushkë automatike, 2 pistoleta dhe 100 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe fishekët”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA