Familjet e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza i kanë bërë thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të veprojë menjëherë për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve, transmeton Anadolu.
Komiteti i familjeve të pengjeve gjithashtu kërkoi nga Netanyahu të mos presë 16 ditë për zbatimin e fazës së parë të marrëveshjes për të filluar negociatat për pengjet e mbetura.
“Ne bëjmë thirrje urgjente për masa të shpejta për të siguruar zbatimin e të gjitha fazave të marrëveshjes dhe theksojmë se negociatat për fazat e ardhshme duhet të fillojnë para ditës së 16-të”, theksoi komiteti i familjeve.
Nga atje theksuan se “ky është hapi i parë” dhe se ata nuk do të ndalen derisa të kthehet pengu i fundit.
Komiteti shprehu mbështetjen për marrëveshjen, duke e quajtur atë “avancim të rëndësishëm dhe vendimtar që na afron me momentin kur do të shohim të gjitha pengjet të kthehen në shtëpi”.
Gjithashtu u apelua deri tek publiku izraelit që “të marrë pjesë në tubimin kryesor sonte në Sheshin e Pengjeve” për të kërkuar “garanci për kthimin e pengut të fundit”.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit dhe ushtrisë izraelite, faza e parë e marrëveshjes do të fillojë nesër në orën 08:30 të mëngjesit me kohën lokale (0630 GMT).
Të mërkurën, Katari njoftoi një marrëveshje armëpushimi prej tre fazash për t’i dhënë fund më shumë se 15 muajve të sulmeve vdekjeprurëse në Rripin e Gazës.
Të paktën 46.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë dhe rreth 110.600 të tjerë u plagosën në luftën gjenocidale në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit Netanyahun dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.