Puna si influencer (ndikues), ndonëse ende ka dilema se a cilësohet si profesion apo jo, trendi i tyre ka vërshuar edhe terrenin kosovar të marketingut online, përmes rrjeteve sociale.
Temë diskutimi ishte edhe të hënën në emisionin Libero në ATV, ku mes tjerash u fol edhe për kulturën dhe botën e influencerëve, e në veçanti u potencua edhe për përfitimet monetare që vijnë si rrjedhoj e bashkëpunimeve mes influencerëve dhe kompanive që zgjedhin të reklamojnë përmes tyre.
Në një lidhje direkte, influencerja nga Tirana, Vivien Thano, foli për çmimet që qarkullojnë në këtë treg, në bazë të asaj që ofrojnë.
“Shembull, si tip pakete e cila mund të përfshijë 4 stories dhe një post në feed ( flasim për platformën Instagram) mund të shkoj si pagesë nga 500-700 euro(min) deri në 1 mijë e tutje. E poashtu, ka raste kur influenceri/ja bën një reklamë në vlerë4000-5000 euro dhe në këmbim përfiton shërbime apo produktenë atë vlerë monetare nga kompania”, u shpreh Vivien.
Prezenca e hovshme në rrjete sociale, edhe në Kosovë, ka ndikuar që shumë kompani të kalojnë tek ky model, e poashtu të shihet si një strategji efikase për bizneset ose kompanitë të cilët kanë mundësinë të përzgjedhin target-grupin e blersëve apo konsumatorëve të tyre.
E kjo, fal figurave që ofrojnë përmbajtje konstante online dhe kanë ndikim në audiencë (tek ndjekësit e tyre).
Për të ndjekur më shumë këtë diskutim, ndiqni emisionin e plotë: