Elsa Lila ka bërë të ditur se është gati të hyjë në botën e letërsisë.
Përmes një postimi në Instagram, botuesja Arlinda Dudaj shkroi: Diçka e bukur po vjen… fjalë zemre, si fjalë kënge. Tashmë në një libër të bukur e të vërtetë.
Këngëtarja Elsa Lila sa ishte në Ferma Vip, rrëfeu se gjatë kohës sa ishte e burgosur në Itali, si e dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, tregonte historinë e Italisë dhe i lexonte libra grave të burgosura për shkak se shumica ishin analfabete .
Kjo ishte hera e parë që këngëtarja foli për qëndrimin e saj në burg. Në tetor të 2022-tës, Elsa u shpall e pafajshme nga autoritetet italiane . Në deklaratën për lirimin e këngëtares, avokati Saimir Visha pati thënë që ajo është lënë e lirë nga autoritetet italiane dhe se gjitha akuzat ndaj saj janë pushuar. Ai shtoi se pafajësia e saj dihej por shumë persona kanë vjellë vrer kundër saj duke sjellë këtë keqkuptim.
Elsa Lila më pas mori pjesë në edicionin e 62-të të këngës dhe u vleresua nga juria me pikët maksimale. Kënga me titullin ‘’Mars’’, ndan përvojën e saj personale, kur ajo u arrestua nga autoritetet italiane.