Një shtetas shqiptar i dyshuar për kultivim të drogës është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Ai ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe tashmë është dorëzuar te autoritetet kosovare për t’u përballur me drejtësinë.
I dyshuari ishte arrestuar fillimisht më 27 shtator 2024 në Pejë, pasi u kap duke kultivuar 2850 bimë të llojit kanabis-sativa.
Gjatë operacionit policor, u sekuestruan 133.95 kg marihuanë, mbi një ton drogë e përpunuar dhe e papërpunuar, 2530 euro para të gatshme, gjashtë telefona mobil dhe sasi të tjera të konsiderueshme të substancave narkotike, me një vlerë totale prej rreth pesë milionë euro.
Pas arrestimit në Shqipëri, ai u ekstradua në Kosovë, ku tashmë do të përballet me akuzat për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.