14.4 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

Ekspozitë për nder të familjes Lleshi – Kurti: Liria e pavarësia i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve

Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe familja Lleshi kanë hapur ekspozitën “Kontributi atdhetar i familjes Lleshi” të autorëve Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci, me rastin e 25-vjetorit jubilar të rezistencës së armatosur nga kjo familje, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti, tha se liria dhe pavarësia e Kosovës rrënjët i ka në gjakun e dëshmorëve. Duke shtuar se kjo ekspozitë shënon kontributin e familjes Leshi në kryengritje dhe luftën tonë çlirimtare

“Kjo ekspozitë e shënon kontributin e familjes Leshi në kryengritje dhe luftën tonë çlirimtare. Sot e kemi 25 vjetorin e rënies heroike të Kolës dhe Markut nga familja Lleshi. Ndërkaq me 28 janar të vitit të ardhshëm do të shënojmë 25-vjetorin e rënies së Predni dhe Memes”.

“Pra 4 shtylla dhe 4 dëshmorë dëshmi e gjakut të derdhur për çlirimin e Kosovës, që na përkujtoj se sa i madh ishte çmimi i lirisë që e gëzojmë, i çlirimit që u realizua dhe i shtetit e i pavarësisë sonë që i kanë rrënjët pikërisht në gjakun e dëshmorëve”, tha ai.

Autori i kësaj ekspozite Sadik Krasniqi, tha se në këtë ekspozitë janë prezantuar mbi 100 eksponate, mbi 200 fotografi si dhe dokumente dhe materiale nga shtypi i kohës.

“Përpjekjet e popullit të Kosovës për çlirim Kombëtar nuk pushuan as një herë gjatë historisë. Gjatë këtij rrugëtimi të gjatë dhe me plotë sakrifica dhanë kontribut shumë familje dhe personalitet shqiptare, e tillë ishte edhe familja e Marka Llesheve. E cila nga gjiri i vetë nxori shumë burra e djem të zote që kontribuuan për lirin e atdheun”.

“Janë të prezantuar disa materiale që janë ndarë në katër grupe, fotografi, dokumente, shtypi i kohës. Sa i përket koleksionit të prezantuar janë mbi 100 eksponate, mbi 200 fotografi si dhe dokumente dhe shtypi i kohës”, tha ai.

Gegë Lleshi, familjarë tha se me këtë ekspozitë është bërë një punë e mirë pasi sot janë vendosur në dritë veprat e dëshmorëve.

“Ata nuk kërkojnë shumë, ata kërkojë t’i përkujtojmë, të punojmë dhe t’i respektojmë. Mendoj se sot e kemi bërë një vepër të mire ndaj tyre. Dhe sot e kemi vendosur ne drite që vepra e tyre të mos i mbuloj pluhuri i historisë”, tha ai.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA