14.2 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Egla Ceno: Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut

Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të fundit të Big Brother VIP, duke fituar çmimin prej 100 mijë eurosh.

Por, Ceno bëri disa deklarata të cilat befasuan disa nga publiku I saj. Aktorja tha : Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Nuk e kam marrë akoma. Janë me pushime. Nuk më kanë kontaktuar, s’kam kontaktuar njeri.

Një numër i madh i shikuesve të Big Brother VIP e kanë konsideruar fitoren e Ceno si të pamerituar. Në faqet e rrjeteve sociale janë shfaqur komente të shumta që shprehin zhgënjim dhe pakënaqësi. Për shumë prej tyre, kjo fitore është konsideruar jo e drejtë, duke arsyetuar se konkurrentët e tjerë ishin më të denjë për çmimin e madh.

Personazhe të njohura nga bota mediatike dhe artistike kanë ironizuar hapur me fitoren e Cenos.

Aulona Musta shkori se në një vend ku gjysma e politikanëve janë kriminel, nuk është cudi që Big Brotherin ta fitojë dikush që ka dalë me zarf të zi. Duke ju referuar momentit kur produksioni pati skualifikuar nga loja Eglen per sjelljen agresive ndaj Meriton Mjekiqit.

Dasara Karaiskaj, gazetarja nga Shqipëria, publikoi një video ku shpërtheu në ofendime ndaj Egla Cenos, duke shtuar se nuk ka dhënë asgjë për të merituar fitoren. Kurse Rozana Radi shkruajti: Ti nuk I do gratë, as veten tënde se do.

Fatma Haxhialiu, Visjan Ukcenaj Olsi Bylyku, Mikela Pupa ishin vetëm disa prej fytyrave të njohura publike që reaguan pas fitores së Eglës./NO FILT

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA