14.4 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

Edoni, një histori suksesi në Gjermani

Edon Murtezi, ka shkuar në Gjermani në moshën 12-vjeçare. Ai tani është një storie suksesi pasi ka përfunduar shkollimin, ndërsa tani udhëheqë një kompani në fushën e sigurimeve në Bayern.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin ALARM në ATV, ai tregoi foli për rrugëtimin e tij, që nga koha kur kishte shkuar në Gjermani me familje e deri të sukseset të cilat po i shijon ditët e sotme atje.

Edoni tregon se në Gjermani kishin shkuar në kohën e luftës, pasi ishin depërtuar në Maqedoni.

“Ka filluar krejt prej luftës në Kosovë. Kam përjetuar luftën si shumica e shqiptarëve në Kosovë, në fund të vitit 1999, kemi kalu përmes Maqedonisë këtu në Gjermani dhe prej atëherë kemi jetu këtu, e kemi kry shkollën, jemi mundu me aq sa kemi mundur me arrite”, tregon ai.

Edoni thotë se në katër vitet e para në Gjermani u përballën me shumë vështirësi, ku nuk kishin të drejtë punësimi apo edhe udhëtimi për në vendlindje, ndërsa pas kësaj periudhe, iu ishin hapur mundësitë dhe kishte kryer shkollimin për kontabilitet fillimisht, ndërsa më vonë ka bërë specializim edhe në sigurime.

“Shkollën e kam kryer për kontabilitet, kam udhëheqë një dyqan ushqimore, por pasi erdhën në jetë tre fëmijët e mi të parë, atëherë vendosja me e marrë një drejtim tjetër, kam pasur mbështetjen edhe të familjes, kështu që i hyra prapë shkollës dhe mbarova specializimin për sigurime, investime dhe financa”, tregon ai.

Ai tani jeton në Gjermani me familje, ku është i martuar dhe ka katër fëmijë. Pavarësisht këtij suksesi, Edoni është shumë i lidhur me vendlindjen dhe ka plane që një ditë edhe të kthehet në Kosovë. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA