16.8 C
Pristina
E diel, 8 Shtator, 2024

‘E kam dënu veten me pirun’ – Herkulesi shqiptar befason me deklaratat, tregon format se si e motivon veten në ushtrime

Bujar Muli apo ndryshe ’Herkuli i Kosovës, njihet si njeriu më i fuqishëm që e ka Kosova. Ai është bërë i famshëm me rekordet e njëpasnjëshme që i ka arritur duke e shfrytëzuar forcën e tij.

Muli, në një intervistë për emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, ka treguar si e motivon veten për të arritur këto rekorde botërore.

“Kur ushtroj për me i përgaditë pjesët e trupit për rekorde, ka mundësi që brenda trainingut i ka çu dy tonë. E vetmja mënyrë që mundem me ia dalë është, kuptohet mbështetja në Zotin. Përderisa nuk e ke mbështetjen në Zotin, ki me pas edhe shumë probleme. Unë vazhdimisht ushtroj, por gjithmonë, arma e ime kryesore është se mbështetna te Zoti. Unë tani që e kam rekordin e Guiness, nën pesha kam me hy, por a dal i gjallë a nuk dalë, nuk dihet. Të gjithë rekordet deri sot sa i kam pasur dhe që kanë me ardhë në të ardhmen, unë nuk e kam ditur se a do të shpëtoj prej atij rekordi i gjallë. 90 për qind të rekordeve të mia, një gjë e vogël mund të përfundojë me fatalitet”, ka treguar ai.

Madje, Muli tha se në rast të ndonjë dështimi apo demotivimi, ka pasur raste edhe kur e ka dënuar veten, duke e goditur veten me çka ka pasur në dorë.

“Unë po tregoj diçka, ndoshta po e tregoj për herë të parë. Gjoksin e kam të këputur, tricepsin e kam të këputur, ligamentin e kam këputur të gjurit dhe absolutisht, me 50% të forcës jam dhe i bëj këto rekorde, dhe nuk ndalem. I vetmi send që mundet mem ndalë është vetëm vdekja. Ka pasur raste kur ka humb motivi. Me e tregu këtë gjest duket budallaki, por është realitet. Unë për veti, kur më ka humb motivi e kam dënuar veten. Kur kam shku në fitnes dhe nuk kam mundur me i ngritë 250 -300 kg, unë e kam dënu veten. Dënimi i im ka qenë, për shembull, njëherë e kam dënu veten me pirun, e kam pas pirunin në dorë dhe i kam ra vetes ne gjoks e dorë, i kam thënë vetës ‘në qoftë se herën tjetër nuk e çon, kam me ta këputë dorën krejt’”, ka treguar ai.

Ai thotë se për të arritur deri këtu ku është, i janë dashur 25 vite ushtrime të pandërprera.

“Fatkeqësisht nuk kam hyrë në libër të Guiness edhe pse katër rekorde botërore i kam personale, të cilat, asnjë njëri në botë deri sot nuk i ka bërë. Por, fatkeqësisht nuk kemi pasur njohuri dhe nuk kemi pasur kontakte me librin e Guiness-it, por u dasht me ushtru 25 vite, për me i pritë pesë sekonda për me arritë një rekord botëror”, thotë Muli. /atvlive.tv

Shiko intervistën e plotë të Bujar Mulit dhënë për emisionin ALARM të ATV-së në videon e më poshtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA