Kalo te përmbajtja
Të fundit

Dy të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, i dyshuari arrestohet

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Dy të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, i dyshuari arrestohet

Policia e Kosovës konfirmoi se dy persona janë plagosur në Gjakovë, siç dyshohet nga armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi, bëri të ditur se sot rreth orës 16:40, kanë pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

Reklamë

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar “tri (3) gëzhoja dhe një (1) armë e gjatë automatike”.

Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, tha Krasniqi.

Reklamë