“Dukej gjithçka e paramenduar” – Gazetari Fatlum Jashari tregon se si u sulmuan ekipi i ATV-së nga grupet kriminale në veri

Gazetari i ATV-së, Fatlum Jashari, në emisionin DIREKT ka rrëfyer ngjarjen se si u sulmuan sot nga protestuesit serbë në Zveçan, ai bashkë me kameramanin dhe shoferin.
“Ishte gjithçka shumë shkurt edhe dukej se gjithçka ishte e organizuar. Fatmirësisht që është shpëtuar me lëndime të lehta të tre, unë Bledi Thaçi dhe shoferi ynë Enis Sherifi. Jemi goditë prej gurëve prej copëzave të xhamit pas sulmit që ndodhi, që nuk është një sulm i zakonshëm, është një sulm me paramendim mund të them lirisht.”, tha Jashari.

Ai thotë se fillimisht kanë qenë në Leposaviq për të raportuar se Policia e Kosovës ka filluar të reduktojë numrat në komunat veriore dhe kanë vazhdu për për Zveçan, ku janë sulmuar nga protestuesit serbë.

“Ne kemi qenë fillimisht në Leposaviq dhe tema e ditës ka qenë fakti se Policia e Kosovës ka filluar të reduktojë numrat në komunat veriore, pra për shembull në Leposaviq në oborrin e komunës nuk ka më asnjë autoblindë të Policisë së Kosovës. Kemi shku në Leposaviq për me raportu të njëjtën gjë pra që ka filluar reduktimi i numrit të mjeteve të blinduara të Policisë tek objektet komunale, as aty nuk ka pasur asnjë blindë policisë dhe pak minuta pasi kemi zbrite me kameramanin Blendin, shoferi Enisi nisi ka vazhduar tutje pak më poshtë për të gjet një vend të sigurt për tu parkuar dhe menjëherë na ka thirrë në telefon, ka tregu se është sulmu nga një person, është goditë makina disa herë nga një person, konkretisht tek pasqyra dhe ka provu që të ketë një kontakt fizik. Fillimisht është goditur me duar, me grushta. Po dua të tregoj se sulmi ka ndodhur në dy kohë. Derisa Enisi kur kemi kominiku me të dhe i kemi thënë ‘eja sepse po vazhdojmë për Prishtinë po largohemi prej Zveçanit, meqë situata është e tensionime, ka fillu të nxehet situata mes protestuesve, për shkak se me gjasë u është kumtu lajmi për arrestimin që ka ndodhë në Mitrovicë të Veriut”, tregoi Jashari.

Ai tha se me të marrë lajmin për arrestimin e një personi në Mitrovicën e veriut, një grua kishte filluar t’i shajë, ndërsa pas largimit, 150 metra më larg iu kishte dalë një veturë gol me xhama të errët, nga ku kishin dalë sulmuesit.

“Një grua ka fillu me na shajtë me na ofendu me na thënë gjithçka, sigurisht nuk kemi reagu. Ka ardhë një grua tjetër, ka provu me e qetësu situatën na ka thënë të largohemi. Kam diskutu me ndoshta një minutë apo një minutë ë gjusmë në gjuhën angleze, kemi vlerësu që është mirë me u largu edhe na është dhënë paralajmërimi atë se është rrezik. Kemi hipur në makinë, jemi nisë dhe 150 metra tutje, na ka dalë në pritë një makinë e tipit golf ngjyrë të errët, që ka pasë targa të Serbisë, ka dalë personi i njëjtë që ka qenë një trup madh që e kishte sulmuar para pak minutash shoferin tonë Enisin, i njëjti ka ardhë duke bërtite, duke e goditë makinën, duke provu që me dhunë të hapë makinën tonë dhe të na nxjerrë jashtë ekipin e ATV-së. Kemi provu të komunikojmë qetësisht me të, por ka qenë absolutisht e pamundur dhe meqë ishim për gati të nisemi drejtë Prishtinës edhe paisjet i kemi pasë ndalur edhe s’kemi pasë mundësi reagimi as në telefon, as diçka të ngjashme. Ka ardhë personi tjetër në anën e djathtë ku isha ulur me maskë, ka fillu po ashtu sharjet, ka provu me e fut dorën për aq sa ishte xhami i hapur përpara për me nxjerrë çelësin e makinës për me na goditë”, rrëfen gazetari Fatlum Jashari. /atvlive.tv

Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA