Kalo te përmbajtja
Të fundit

Dua Lipa së shpejti me album të ri

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Dua Lipa së shpejti me album të ri

Dua Lipa raportohet se po punon mbi një album të ri muzikor.Kjo vjen përpara turneut të saj të ardhshëm, ‘Radical Optimism Tour’.

Burimet raportojnë se ky album është regjistruar gjatë performancës së saj në Royal Albert Hall muajin e kaluar në Londër.

“Dua donte t’i kthente diçka fansave të saj pas një viti të jashtëzakonshëm,” tha një burim. Ai shtoi: “Ajo ka eksperimentuar me publikimin e performancave live më parë, si për shembull me performancën e saj në Brit Aëards, por kjo është hera e parë që ajo do të publikojë një album të plotë live.”

Gjithashtu, është zbuluar se ‘An Audience ëith Dua Lipa’ do të transmetohet në ITV1 para periudhës festive, megjithatë, këngëtarja e hitit ‘Levitating’ nuk do të pranojë pyetje nga publiku.

Dua do të jetë me orkestrën “Heritage” me 53 instrumentistë, një kor me 14 zëra dhe një grup muzikor prej shtatë anëtarësh.

Përndryshe, sot fillon turneu saj ‘Radical Optimism’ dhe nisë në Azi për të mbështetur albumin e saj të tretë të titulluar njësoj.