Kampioni aktual Drita ka shënuar fitore tejet të vështirë kundër Drenicës,duke e mposhtur në minutat e fundit me rezultat minimal 1:0.
Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta për gol nga të dyja ekipet,ku mundësinë më të mirë e pati Drita përmes Kristal Abazajt por pa sukses,dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola.
Në pjesën e dytë Drita intensifikoi sulmet për të shënuar golin e fitores,dhe kjo ndodhi në minutat e fundit ku heroi i gjilanasve ishte Besnik Krasniqi që shënoi për 1:0 që në fund ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Drita tani 35 pikë pas 20 xhirove në Albi Mall Superligë,teksa Dreica mbetet në kuotën e 21 pikëve të grumbulluara.






