14.4 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Ditari i një gazetari shqiptar në Beograd

Më shumë se pesë dekada u njoh si gazetar dhe publicist. Me prejardhje nga Opoja e Komunës së Prizrenit, Fahri Musliu, që fillimisht filloi punën si gazetar në vendin e tij, në moshë të re, përcaktoi fatin e tij, duke u nisur për në Beograd për të studiuar gazetarinë dhe shkencat politike.

Në një bisedë për rubrikën “Një libër për ty”, në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, gazetari Musliu tregoi se cilat rrethana e çuan atë të shkojë për studime në Beograd për t’u bërë më pas gazetar. Profesion ky që e përcolli deri në pensionim.

“Pas shkollës së mesme kam punuar si mësues disa vite dhe në vitin 1971, në vjeshtë prapë pash shërbimit ushtarak vazhdova të punojë si mësues me gjimnaz, dhe konkurrova për një vend të punës si ofiqar i zyrës së vendit në fshat, mirëpo me që isha atëherë në një përplasje politike me strukturat komunale, ata e anuluan konkursin edhe pse unë i plotësoja kushtet, nuk donin të më pranojnë dhe kjo ndodhi dy herë. Atëherë nuk lejova veten që në herën e tretë të ndodh e njëjta gjë dhe vendosa ta braktis fshatin, vendlindjen, ta lë në shtëpi nënë, bashkëshorten dhe vajzën 6-mujore dhe shkova në studime në Beograd”, tha Musliu.

Gjatë kohës në Beograd, Fahri Musliu ishte korrespodent i rregullt përmes raportimit për mediave të mëdha shqiptare.

“Kisha qëllim që pas 4 apo 5 viteve kur ta kryej fakultetin të kthehem në komunë e të vazhdoj punën. Mirëpo, atje vazhdova të punoja e krahas studimeve, vazhdova të merrem me gazetari prapë duke shkruar për Rilindjen, sidomos për kulturë, për sport dhe studimet u prolonguan pak sepse merresha me veprimtari të tjera siç ishte lexime të ndryshme, ndërkohë regjistrova edhe albanologjinë për me i pltësu pak më tepër njohuritë e mia dhe në vitin 1976 konkurrova në Rilindje si korrespondent i rregullt nga Beogradi. Punova për Zërin e Amerikës nga viti 1993 deri 2015, kur fillova të punoj për Radio Televizionin e Kosovës dhe ndërkohë derisa punoja për RTK-në, punova edhe 4 vjet paralelisht edhe për BBC-në”, tregon Musliu.

Ai thotë se edhe pas pensionimit ka vazhduar me shkrime, jo për mediat e Kosovës por për disa media të tjera jashtë.

Si gazetar, Musliu është karakterizuar me elementet e guximit dhe këmbënguljes duke luftuar për të drejtat e tij gjatë praktikimit për të drejtat e punës.

Fahri Musliu ka publikuar edhe një libër, i cili titullohet “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd”, në të cilin ka përmbledhur punën e tij gjatë periudhës Janar-Qershor të vitit 1999. /atvlive.tv

Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA