Disa nga aktoret më të pëlqyera që nuk kanë fituar ende një Oscar

Shumë aktore të profilit të lartë të Hollivudit kanë qenë në këtë profesion për vite apo edhe dekada.

Por edhe pse janë të suksesshëm dhe shfaqen në filmat më të mirë, ëndrra për një trofe të artë Oskar deri më tani u ka ‘’ rrëshitur nga duart’’ shumë prej tyre. Dhe kjo përkundër faktit se disa nga këto yje tashmë ishin nominuar disa herë.

 

Michelle Pfeiffer pati rolin e saj të parë në serialin televiziv “Fantasy Island’’në vitin 1978 . Pas kësaj, sukseset në karrierë për të vazhdonin të rriteshin. Sidoqoftë, ajo u nominua për një Oskar tre herë, por tre herë iu desh të linte ceromoninë duar bosh.

 

Glenn Close ka qenë një nga yjet më të pëlqyera të Hollivudit që nga vitet 1970. 75-vjeçarja është nominuar për Oscar gjithsej tetë herë, katër herë për aktoren më të mirë dhe katër herë për aktoren më të mirë dytësore. Fatkeqësisht, Glenn Close, e njohur  për filmat si “The Stepford Ëives” dhe “A Disastrous Affair” , nuk fitoi asnjëherë.

Këtë fat e pati edhe Michelle Williams, që fama e saj erdhi nga filmat “Brokeback Mountain” dhe “The Greatest Shoëman” . Ajo është nominuar pesë herë por në fund nuk fitoi./NO FILT

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA