Vera po shkon… po jo edhe dasmat dhe dashuria që ne shqiptarët kemi për to.
Dasmat shqiptare janë show më vete: një miks i lluksit, traditës, humorit, kush është vesh ma mire e ‘kush e pat muzikën më të fortë’.
E ne i duam këto momente edhe kur e dimë që kuleta do të qajë më shumë se nusja kur largohet nga shtëpia.
Shqiptarët janë ndër popujt që shpenzojnë më shumë për dasma në krahasim me të ardhurat që kanë.
Marrim shkas nga dasma më e përfolur e momentit, ajo e djalit te ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Genar Topalli, dhe modelja e njohur Cindy Marina qe kurorëzuan dashurinë e tyre në Basilikën e Shën Marisë në Romë ,ku gjithçka ishte lluks me ‘LL’ të madhe. Ku mendohet qe është një nder dasmat me luksoze të cilës shpenzimet i shkuan deri ne 1 milionë euro….po po e dëgjuat mire 1 milionë euro.
Por e vërteta është se pothuajse te gjithë shqiptarët bëjnë të njëjtën gjë, vetëm me ‘bugjet’ më të vogël, a me kredi a pa kredi, me borxh a pa borxh, dasmat në Shqipëri e Kosovë janë një kulturë më vete
Pra kjo nuk është vetëm një histori VIP-ash. Çdo vit, mijëra çifte shqiptare organizojnë dasma që shpesh kushtojnë dhjetëra mijëra euro. Vetëm muzika dhe këngëtarët mund të kushtojnë nga 2 deri në 10 mijë euro për një natë. Dekori, lulet dhe ambienti shpesh tejkalojnë koston e ushqimit. Fustani i nuses, makinat luksoze dhe fotografët nga jashtë janë kthyer në standard për shumë familje.
Sociologët thonë se kjo ndodh sepse te ne dasma nuk është thjesht një ceremoni, por një “shfaqje” statusi dhe nderi. Familjet ndihen të detyruara t’i tregojnë të gjithëve që kanë mundësi edhe kur kjo nënkupton kredi ose borxhe të mëdha.
Pra, sa kushton dashuria? Ndoshta shumë, ndoshta pak… por një gjë është e sigurt: dasma shqiptare është gjithmonë eventi i vitit me ose pa lluks.”