Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord, këtë herë portugezi sipas një raporti të publikuar nga Bloomberg, pasuria e tij ka arritur në 1.4 miliardë dollarë, duke e bërë futbollistin e parë miliarder në botë.
Kjo arritje vjen si rezultat i një karriere të gjatë dhe të suksesshme, por edhe nga menaxhimi i zgjuar i imazhit të tij personal. Përveç pagës marramendëse nga Al Nassr – rreth 400 milionë dollarë, Ronaldo ka përfituar edhe aksione në klubin saudit, gjë që ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e pasurisë së tij.
Ndërkohë, marka e tij personale “CR7”, dhe kontratat milionëshe me kompani si Nike, Armani dhe të tjera, kanë qenë një tjetër burim i rëndësishëm fitimi.
Me këtë rekord, Ronaldo nuk është më vetëm një ikonë e futbollit, por edhe një biznesmen i suksesshëm dhe figurë me ndikim global, që vazhdon të frymëzojë brenda dhe jashtë fushës. /ATVLIVE.TV







