Zgjedhja varet nga lloji i rrobave dhe mënyra si i lani, jo nga reklamat
Sado e gjerë të jetë rafti me detergjente, zgjedhja në fund zakonisht reduktohet në dy opsione: pluhur apo i lëngshëm. Dhe, natyrisht, nuk ekziston një formulë universale, sepse gjithçka varet nga mënyra si e lani rrobën, çfarë lani dhe sa shpesh përballeni me njolla të forta. Por kur dëgjon çfarë thonë ekspertët e mirëmbajtjes së shtëpisë, bëhet më e qartë në cilat raste është më mirë të zgjidhni njërin ose tjetrin.
Detergjent në pluhur apo i lëngshëm?
Becky Rapinchak, themeluese e markës Clean Mama, shpjegon se detergjentet në pluhur kanë disa avantazhe serioze. Nëse shpesh lani rroba pune, peceta të yndyrshme kuzhine, peshqirë sporti apo veshje të cilat nuk pastrohen vetëm për t’u freskuar, por për t’u pastruar në thellësi, atëherë pluhuri është zgjedhja më e mirë.
Ai është më i koncentruar, vepron më fort ndaj papastërtive dhe yndyrës, dhe është më efektiv kundër njollave të vështira. Një tjetër përparësi është aspekti ekologjik: detergjentet në pluhur zakonisht paketohen në kuti kartoni dhe konsumohen më ngadalë, duke krijuar më pak mbeturina. Është gjithashtu e rëndësishme të dini se makina e larjes mbetet më e pastër pas përdorimit të pluhurit, pasi detergjentet e lëngshëm kanë tendencë të ngjiten në tubacione dhe në brendësi të kazanit me kalimin e kohës.







