18.7 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Çfarë po ndodh me Harry Styles dhe Olivia Dean?

Harry Styles është fotografuar teksa merrte ushqim me këngëtaren Olivia Dean në Londër pas ndarjes së tij nga Taylor Russel.

Një fans fotografoi Olivia dhe Harry-n në Five Guys dhe tani sigurisht që fansat janë të befasuar, pasi pretendojnë se dy këngëtarët tani janë në lidhje.

Pasi u publikua lajmi se Taylor dhe Harry u ndanë në maj, një burim tha se ata kishin përjetuar “një problem të ashpër pas udhëtimit të tyre në Japoni dhe po marrin pak kohë nga njëri tjetri’’.

Por tre muaj pas ndarjes së tij publike, a është në të vërtetë Harry krijoi menjëherë lidhje të re dashurie? Sigurisht që shumë kanë pretenduar se kjo do të thotë se ata tani janë duke u takuar, megjithatë një burim i brendshëm tha për tabloidët amerikanë : “Harry dhe Olivia njihen për një kohë.

“Ata kanë shumë të përbashkëta me shijen e tyre muzikore dhe po kënaqen duke u njohur me njëri-tjetrin jashtë vëmendjes. Harry-t I pëlqen të vizitojë vende të ndryshme të ushqimit në kryeqytet dhe Olivia është një vajzë londineze kështu që i njeh të gjitha vendet më të mira”.

Tutje, fansat po pretendojnë edhe se mund të bëhet fjalë për një bashëpunim muzikor, pasi Harry është duke punuar në albumin e tij të katërt .

Megjithatë, në albumet e tij të kaluara, “Harry Styles”, “Fine Line” dhe “Harry’s House”, nuk ka asnjë bashkëpunim./NO FILT

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA