15.9 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

“Çdo katër muaj hapi konkurs për punëtorë, edhe kushtet i kanë shumë të mira po nuk duan të punojnë”

Edhe pse vitet kalojnë, në Kosovë vështirë të krijohet një baraspeshë në mes të kërkesës dhe ofertës në potencialin e fuqisë punëtore dhe mundësisë që ka vendi.

Pavarësisht shkallës së varfërisë në Kosovë, së fundmi është paraqitur si problem mungesa e fuqisë punëtore. Një numër i ndërmarrjeve private kanë nisur procedurat për të sjellë punëtore nga vendet e treta, kryesisht nga Turqia dhe Azia.

Më shumë se 90 për qind e punëtoreve e moshës 20 deri në 40 vjeç, po largohen nga Kosova për shkak të kushteve të punës dhe pagës së ulët, kanë bërë të ditur Sindikata e Sektorit Privat.

“Me të tregu të drejtën, kjo letër është e shtypur që nja 3 vjet. Çdo 4 muaj duhet me e përsëritë prapë. Është njëjar pakënaqësie shumë e madhe te punëtorët, edhe pse kushtet goxha të mira i kam të pagesës, tretmanin ju bëj shumë të mirë se vet kam qenë punëtor, e pa qenë vet punëtor, nuk mundesh me ua ditë edhe punëtorëve. U ardhë njëfarë kohe shumë interesant që s’ma ka marrë mendja që mundet me ardhë. Janë shumë popull i pakënaqur. Përpara kemi pasur njëfarë shprese, por jam kah e shoh tash që edhe shpresa si shpresë ia ka nisë më humb te ne. A është në krejt rajonin apo vetëm te ne, nuk po e di, vetëm se është me të vërtetë problematike kjo çështje”, thotë për ATV-në pronari i një biznesi në Prishtinë.

Ai madje thotë se çuditet nga kërkesat e atyre që vijnë për t’u interesuar për punë.

“Me të tregu të drejtën, vijnë më qaso përformanca sa që çuditna edhe vet. Më së pari as nuk tregojnë se çfarë dinë të bëjnë sa i përket profesionit tim, pyetja e parë që e bëjnë është sa është rroga, sa ka ditë pushim, njëfarë shumë jo profesionalizmi është te ne. Ndoshta edhe se nuk kemi shkolla të zanatit, nuk po ka edhe agjenci që mirren me punësimin e njerëzve, sektorit privat po mendoj edhe kështu dalin veç koti po mënoj. E kanë në kry e të vetin njëfarë teorie që thonë po lypi punë po ishalla nuk gjej”, thotë ai. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA